Nëse keni qenë ndonjëherë në fshatin Janjevë, me siguri keni vënë re një karakteristikë unike të kësaj zone kaq afër kryeqytetit: bukuria e natyrës me kodrinat shumëngjyrëshe ju lë gojëhapur. E pikërisht në pozicionin më të mirë, me pamje treqind e gjashtëdhjetë shkallëshe, spikat plot magji restauranti “Mangall”.

Nëse nuk keni qenë në Janjevë, ja ku po ju japim arsyen për ta bërë atë sa më shpejtë.

Arkitektura e përsosur, nga jashtë plotësisht në harmoni me natyrën, nga brenda me dizajn unik e punime të veçanta nga druri, e bën këtë restaurant unik të llojit të vet. Shto këtu terrasën e gjerë dhe të hapur, me pamje mbi fushat dhe kodrinat përreth, Mangalli është vendi ideal ku do të doni të shijoni një gotë verë me perëndimin e diellit përballë.Për ‘meraklitë’ e mishit, mos ja mësyeni diku tjetër! Prapa Mangallit qëndrojnë pikërisht meraklitë sikur ju. Të dashuruar në përgatitjen e mishit në mangall dhe në mbrëmjet shoqërore në natyrë, ata u bënë bashkë për t’i dhënë jetë këtij pasioni edhe për ju.10 kilometra larg Prishtinës. 10 minuta larg qejfit.Cilësia e specialiteteve, mikpritja dhe shërbimi profesional i stafit, atmosfera superiore, të gjitha këto ju krijojnë përjetim të paharrueshëm. Vetëm, me familje apo me shoqëri, Mangalli ka vetëm një kërkesë nga ju – t’ja lini dorën e lirë të kujdeset për eksperiencën tuaj.Tashmë me emër, restauranti Mangall është shndërruar në destinacionin e kërkuar për të shijuar art kulinarie. Dhe si i tillë, plotësisht e meriton notën 10!

Për reservations, mund të na kontaktoni në çdo kohë!